TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 21:30

"Arrestimi i Veliajt, goditje për PS-në", Majko: Nuk i kontestoj veprimet e SPAK, edhe nëse troket në derën time!

Shkruar nga Pamfleti

"Arrestimi i Veliajt, goditje për PS-në", Majko: Nuk i

Deputeti socialist Pandeli Majko komentoi arrestimin e Veliajt duke thënë se është një goditje e rëndë për PS. Ai theksoi se vakumi ndihet dhe se janë kosto për fushatën që nëse nuk di të bësh llogari, je i gabuar. Lidhur me SPAK, Majko tha se nuk e konteston edhe nëse troket në derën e tij.

“Nuk e trajtoj Veliajn si një mekanizëm që u hoq dhe nuk është. Është goditje e rëndë sepse është autoriteti i bashkisë më të madhe. Vakumi ndihet, janë kosto që përmblidhen në fushatë dhe nëse nuk di të bësh llogari je i gabuar. Qarku i Tiranë s’ka një fushatë delikate. Është fushata e parë që një parti e ka kryetarin e bashkisë në burg.

Nga ana morale, situatë e vështirë. Në asnjë herë nuk më shkon mendja që këtë situatë morale të them ‘ja ky’ që me demek ‘unë jam ky’. SPAK-un asnjëherë nuk e kontestoj, edhe nëse troket në derën time nuk do them asnjë gjë“, tha ai për emisionin në ‘Real Story’ në 'Abcnews'. 

Lini një Përgjigje