
Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka teksa në mbledhje të pranishëm ishin dhe studentët e Mjekësisë, iu kërkoi ndjesë për faktin se ligji që ata kundërshtojnë do të miratohet.
Açka tha se ky ligj, që detyron studentët që të punojnë deri në 5 vite në vend, dhe më pas të pajisjen me diplomë, do të jetë vetëm për oligarkët.
“Po bëjmë një ligj për oligarkët. Do të kalojë ky ligj. Unë këtu jam spektatore dhe ju kërkoj ndjesë. Jam spektatore dhe më vjen shumë keq. Ambalazhi është aq i bukur, sa të bie të fikët nga bukuria, por ajo që është pas nuk është dhe aq.”, tha Açka
Ndërkohë, studentët e mjekësisë të cilët kundërshtojnë projektligjin e Ministrisë së Shëndetësisë për kontratën 5-vjeçare në këmbim të diplomës, shprehen se ata kanë pasur kundërshti për këtë nisëm dhe se mbledhjet me ta nuk kanë qenë konsultative.
Nga Komisioni i Medias, studentët kanë kërkuar sqarime në lidhje me projektligjin dhe çfarë kuptimi ka nëse diploma e tyre mbahet peng për 3 vite, pasi në këtë mënyrë ata nuk mund të ushtrojnë profesionin e mjekut pas mbarimit të studimeve.
“Mbledhje që janë bërë me studentët nuk kanë qenë konsultative, duam tju sqarojmë se studentët kanë pasur kundërshti për këtë projektligj. Ne kundërshtojmë të gjithë ligjin në thelb, ju as për të llogarit tarifën nuk keni pasur kohë, pasi e keni marrë me nxitim. Njëherë na thoni do e përcaktoni me VKM dhe më akoma nuk dimë tarifën”, tha një student.
Lini një Përgjigje