TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2023, 08:35

Hetimi ndaj Arben Ahmetajt, BKH kontroll në banesat në Lalëz dhe në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Hetimi ndaj Arben Ahmetajt, BKH kontroll në banesat në Lalëz dhe
Arben Ahmetaj

Në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt, GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle.

Mësohet se agjentë të BKH kanë zbarkuar në banesën e babait të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

Kujtojmë se ky i fundit ndodhet në arrati, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Kuvendi votoi me 117 vota pro heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish. zv. Kryeministrit, pas kërkesës së SPAK.

Më pas SPAK mori leje në Gjykatë për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt, i cili nuk ndodhet në Shqipëri. 

Ish-zv.kryeministri është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, informacion i konfirmuar nga avokatët e Ahmetajt, të cilët thanë se është larguar për arsye personale.

SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish-ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion.

 

 

hetimi ndaj arben ahmetaj bkh kontroll në banesat

Lini një Përgjigje