TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2023, 21:56

“Një incident u shmang në Rinas kur Berisha u kthye nga Gjermania”, Vangjeli: Në oborrin e afërt të doktorit do ketë probleme këto ditë

Shkruar nga Pamfleti

“Një incident u shmang në Rinas kur Berisha u kthye nga

Analisti Lorenc Vangjeli pretendon se kur ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer nga Gjermania, është shmangur një incident në minutë të fundit.

Komentet Vangjeli i bëri përmes një interviste televizive, ku komentoi konferencën e sotme të Berishës lidhur me shpalljen “non grata” nga Britania.

Ai shtoi gjithashtu se përflitet se në oborrin e afërt të ish-kryeministrit ka probleme.

Berisha është si pyll i mistershëm kur flet me qytetarin dixhital dhe atje mund të gjesh edhe të vërteta të tmerrshme për mënyrën e qeverisjes së Shqipërisë, por të trazuara këto edhe me jo të vërteta. Ajo që thotë Berisha përputhet me një interes që nuk është i njohur për publikun.

Pse doli sot? Ka pretendime se në minutën e fundit është shmangur një incident në Aeroportin e Rinasit, kur Berisha u kthye nga Gjermania. Janë bërë gjithmonë e më të fortë zërat se në oborrin e afërt të Berishës mund të ketë probleme.

Atëherë nëse këto verifikohen, do të shikoni se përse doli Berisha sot. Berisha sot ishte avokat i 2-3 shtetasve shqiptarë këtu. Incidenti në Rinas mendohet se është shmangur në minutën e fundit. Ka sinjale të forta, ndihet”, tha ai.

vangjeli berisha

Lini një Përgjigje