Zbardhen akuzat e plota të britanikëve për shpalljen “non grata” të Sali Berishës...
Teksa tringëllimat e prangave nga SPAK kanë nisur të dëgjohen çdo ditë e më tepër, Sali Berisha i është rikthyer çështjeve personale. Sot ai doli në një konferencë shtypi, ku u mundua të sqaronte se si britanikët u mashtruan për rastin e tij. Ai nxori detaje nga dosja, detaje që në fakt më shumë e fundosin Berishën sesa e ngrenë. Londra e akuzon Berishën për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Por cilat janë akuzat konkrete?
Akuzat për lidhje me krimin
1. Lidhjet me Fation Dautin- Britania e Madhe e akuzon Sali Berishën për lidhje me krimin e organizuar. Si shembull ata marrin rastin e Fation Dautit, një i ri i ndjekur penalisht në Britani dhe i dëbuar prej andej. Ai ishte në krah të Berishës gjatë sulmit që ju bë selisë së PD nga mbështetësit e ish-kryeministrit.
2. Mbrojtja që i bëri Damir Fazlliç- Një tjetër akuzë ndaj Berishës është se ai shpëtoi serbo-boshnjakun Damir Fazlliç nga drejtësia. Në vitin 2008, Prokurori Publik Shqiptar hapi një hetim kundër tij për transaksionet e tij private të blerjes së një toke në Porto Romano, pasi ai kishte transferuar në Shqipëri para nga një llogari offshore. Britanikët pretendojnë se Berisha ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë që hetimet të mbylleshin.
3. Lidhje me bandat e Elbasanit- Londra pretendon se Berisha ka pasur lidhje me krimin e organizuar në Elbasan. Berisha ja faturoi këtë rast Bashës, i cili e akuzoi se mblidhte firma për kuvendin e PD me ndihmën e bandave, por britanikët pretendojnë se ai ka lidhje me një prej grupeve më të forta në Elbasan.
Akuzat për korrupsion
1. Zgjerimi i parkut të Porto Romanos për të pasuruar biznesmenin Damir Fazlliç dhe familjarët e Berishës- Sipas raportit, qeveria në vitin 2009, vendosi të zgjerojë parkun ekzistues energjetik të Porto Romanos me 810 hektarë (nga 51 hektarë që ishin miratuar në vitin 2001), për të pasuruar Damir Fazlliçin. Nga kjo aferë fitoi edhe vajza e Berishës.
2. Dhënia e parave në zgjedhje- Londra ka ngritur Akuza për pagesë nga një kompani private për kandidatët e zgjedhjeve lokale. Bëhet fjalë për një aferë në kohën kur Albtelecom ishte kompani shtetërore. Dy biznesmenë amerikanë që nisën një sipërmarrje të përbashkët me britaniko-boshnjakun Damir Fazlliç pretendojnë se ata i dhanë atij 1 milionë dollarë për t’ia kaluar ato Partisë Demokratike të Shqipërisë në këmbim, thonë ata, të miratimit të marrëveshjes nga ana e qeverisë për tu futur në telekomunikacionin shqiptar.
3. Lidhjet e Argita Berishës me pakistanezin Zanfar Ansar - Vetë biznesmeni e ka deklaruar në media se Argita i kishte kërkuar atij para. “Argita më ofroi shërbimet e saj dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”, ka deklaruar ai, ku ka nxjerrë dhe e-mailet. Bëhet fjalë për një investim që ai kërkonte ta zhvillonte në Shqipëri në fushën e energjetikës me vlerë 100 milionë euro. Pra me pak fjalë, 3 mln euro do shkonin për vajzën e kryeministrit të asaj kohe.
4. Lidhjet me Pirro Mishën- Një tjetër rast ata përmendin ish-drejtuesin e Fondacionit Soros Pirro Misha, i cili ka treguar se në një konflikt privat midis tij dhe një biznesmeni italian, çështja u zgjidh menjëherë në favor të tij pas ndërmjetësimit ligjor të vajzës së Berishës.
5. Firmat Piramidale- Akuza që kopsit dosjen është ajo e firmave Piramidale. Në dosje britanikët tregojnë se si Berisha favorizoi firmat që futën në kaos vendin dhe rrënuan shqiptarët. Edhe pse Saliu u mundua të justifikohej, Londra e bën atë përgjegjës për atë që ndodhi në vitet 1996-1997. /Pamfleti
Lini një Përgjigje