Ditën e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik po diskutohet projektligjin i qeverisë për studentët e Mjekësisë.
Deputeti i PS, Eduart Ndrecaj tha se projektligji për studentët e Mjekësisë duhet të ishte ndryshe dhe çështja të adresohet me themel duke zbardhur problematikat.
“Ne na thuhet se ka pasur dy tryeza konsultimi me studentët, të cilat ju i mohoni. Fakti që këtu na vijnë disa studentë dhe na thonë që mungon diskutimi, ne atëherë duhet ta besojmë këtë dhe nuk kemi pse ta fshehim. Qeveria nuk e ka marrë këtë nismë thjesht për të bërë një projektligj, Ministria e Arsimit duhet të zgjidhë në raport me ju, që t’ju bindë me kushtet që ju kërkoni për të qëndruar. Unë e kam kundërshuar, ia kam thënë dhe ministres, që dua që ditën që fëmija im të diplomohet, ta shoh me diplomën në dorë.
Gjithçka që ka ardhur në këtë pikë, është për shkak të një mungese diskutimi mes palëve, fajin për të cilën e ka Ministria e Arsimit. Do vijë koha që ne të marrim të njëjtat masa, për inxhinierët, mësuesit, nëse nuk krijojmë kushte të përshtatshme punësimi, duke nisur me pagesat. Unë do ta votoj projektligjin si pjesë e mazhorancës, por do ta votoj me bindjen se nuk po bëj krejtësisht gjënë e duhur.
Ka shumë raste që ju të gozhdoni. Ajo që unë iu bëj thirrje është që gjuhën fyese ndaj institucioneve duhet që të shmangni. Ata që e kanë hartuar këtë ligj janë specialiste të mirëfilltë...mund të jenë edhe socialistë. Ndoshta janë nxituar dhe nuk kanë marrë kontakt me grupin e prekur të interesit është e logjishme që ju të dëgjoheni për gjithçka që thoni. Pastaj.”, tha Ndrecaj.
Maturantët që do të zgjedhin të studiojnë për mjekësi të përgjithshme do të duhet të punojnë pesë vite në vend pas përfundimit të studimeve për t’u pajisur me diplomë. Është ky projektligji i qeverisë do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament për të hyrë në fuqi prej këtij viti akademik.
Lini një Përgjigje