Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e sotme ka deklaruar se Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë për Inceneratorët.
Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar dy kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Rama për inceneratorët.
Bardhi tha se për mazhorancën kjo çështje nuk është urgjente edhe pse dy mafiozë sic i quajti ai, Mirel Metriri dhe Klodian Zoto vazhdojnë të marrin para edhe pse janë në arrati.
"U rrëzuan kërkesat e opozitës. Kuvendi rrëzoi kërkesën për mocion debatin për inceneratorët. Arben Ahmetaj vazhdon që të transferojë miliona euro jashtë vendit. Veprimtaritë parlementare janë në një rreth të rrezikshëm. Për turpin e tyre refuzuan interpelancën, janë aty për të siguruar interesin publik, jo për të siguruar arratinë e dy mafiozëve. Për kanabisin? Edhe kjo ëhstë një çështje në kundërshtim flagrant me rregulloren e Kuvendit. Projektligji nuk ka qenë në axhendën e kuvendit, por nevoja e Edi Ramës e ka nxituar për të bashkëpunuar me krimin.", tha Bardhi për mediat.
Lini një Përgjigje