TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2023, 10:47

Efektivët me kosore në dorë për asgjësuar kanabisin në Shkodër, Krujë e Lezhë, Balla krenohet me policinë: Presim më shumë goditje si këto!

Shkruar nga Pamfleti

Efektivët me kosore në dorë për asgjësuar kanabisin

Taulant Balla e ka nisur me zell pozicionin e ri si ministër i Brendshëm teksa ka filluar të krenohet edhe me operacionet antikanabis të Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se operacioni për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike u shtri në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës Lezhë dhe Krujë. Ministri i Brendshëm bën me dije gjithashtu se gjatë operacioneve ku morën pjesë qindra policë u asgjësuan 6210 bimë narkotike.

Teksa mbyll postimin, ministri Balla thekson se pret më shumë goditje kundër kultivimit të narkotikëve.

"Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar 6210 bimë narkotike. Presim më shumë goditje si këto", shkruan Balla.

Kujtojmë se Taulant Balla u emërua në krye të ministrisë së Brendshme pas shkarkimit të ish ministrit Blendi Çuçi. Ky i fundit zbriti nga "froni", pas dhunës barbare të fisit Rraja ndaj kushërinjëve Bilbil dhe Jashar Maja, pasi ishin ankuar se guroret në pronësi të vëllait të ish deputetit Rrahman Rraja po iu prishnin shtëpitë. Pas publikimit të videos edhe Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga posti i deputetit. 

efektive asgjesim kanabis balla

Lini një Përgjigje