TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2026, 13:01

Projekti 10 milionë eurosh i BE, Rama takohet në kafe me kryebashkiakët

Shkruar nga Pamfleti

EU4Municipalities II është programi strategjik i financuar nga BE për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit.

Projekti 10 milionë eurosh i BE, Rama takohet në kafe me
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ndodhet në Durrës, ku po zhvillohet ceremonia zyrtare e prezantimit të fazës së dytë të projektit “EU4Municipalities”.

Para nisjes së ceremonisë, kryeministri Rama u pa në një takim informal duke konsumuar kafe me kryebashkiakët socialistë të pranishëm në aktivitet.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian me një fond prej 10 milionë eurosh, ndërsa Gjermania ka kontribuar me një shtesë prej 1 milion euro.

Ambasadori i BE-së në vend, Silvio Gonzato, theksoi se ky program është i prekshëm dhe sjell përfitime në nivel vendor.

“Më duket si deja vu se ishim në Durrës edhe javën e shkuar, ku u çel Muzeu Arkeologjik. Javën e shkuar u thashë se ai ishte një ndër programet e preferuara, ndërsa sot u them se edhe ky projekt për bashkitë më pëlqen, sepse i vendos qytetarët në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së.”, tha Gonzato.

Fokus i kësaj nisme është mbështetja e drejtpërdrejtë e bashkive për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës vendore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa në fokus do të jenë investimet dhe bashkëpunimi për zhvillimin lokal.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha se programi i BE-së EU4Municipalities II, do të mbështesë bashkitë përmes tre komponentëve.

Në fjalën e tij në aktivitetin për këtë projekt, ai tha se bashkitë do të përfitojnë përmes skemave të granteve, përmes asistencës teknike si edhe për dixhitalizimit të të dhënave.

“Ndërsa Shqipëria vijon rrugën drejt integrimit dhe forcon përpjekjet për konsolidimin e demokracisë vendore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe fuqizimin e bashkive si motor të zhvillimit lokal. EU4Municipalities II pasqyron një partneritet të fortë mes qeverisë, BE dhe qeverisë gjermane dhe aktorëve të tjerë që luajnë rol të rëndësishëm në territor. Me një buxhet total prej 11 milionë eurosh, projekti do të zbatohet nga ky vit deri në 2029. Do të mbështesë bashkitë, të cilat do të marrin ose përfitojnë nga 3 komponentë, i pari përmes skemës së granteve, të dedikuara për investime konkrete në infrastrukturës lokale. Do tu mundësojë bashkive tu përgjigjen nevojave reale të komunitetit. Së dyti, përmes asistencës teknike, bashkitë do të forcojnë kapacitetin e tyre në planifikimin strategjik, përgatitjen e projekteve sipas standarteve të BE. Së treti përmes komponenti të dixhitalizimit të të dhënave, projekti do të monetizojë mënryën se si bashkitë funksionojnë dhe ofrojnë shërbim. “, tha ai.

 



rama takohet në kafe me kryebashkiakët

2 Komente

  1. J
    Jeta

    Bene takime spekulative Ramuti, qe tua shpellat trurin shqiptarve se gjoja ço bene diçka, sa per tu marr kohe dhe çvendosur vëmendjen nga begate e mëdha qe ju ka sjell shqiptarve ky bandit vllahogrekqir. Ky bandit "kryeminister" qe e uli këmbëkryq ne mes te Tiranës zyrtare Asfalin sllavomongole-"grek". E kush i beson me tutje ketij banditi, perveç zagare ti tij!?

    1. e
      er@co

      Alibaba ne mes te hajduteve.

      Lini një Përgjigje