Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Durrës ku nis zyrtarisht EU4Municipalities II, programi strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Prezent është edhe ambasadori i BE-së në vend, Silvio Gonzato.
Në fjalën e tij, ai theksoi se ky program është i prekshëm dhe sjell përfitime në nivel vendor.
“Më duket si deja vu se ishim në Durrës edhe javën e shkuar, ku u çel Muzeu Arkeologjik. Javën e shkuar u thashë se ai ishte një ndër programet e preferuara, ndërsa sot u them se edhe ky projekt për bashkitë më pëlqen, sepse i vendos qytetarët në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së.”
Ambasadori tha se roli i bashkive është tejet i rëndësishëm në partneritetin Shqipëri-BE dhe duhet të kenë një rol aktiv.
“Rrugëtimi europian duhet të përjetohet në çdo bashki. Qeveria vendore të jetë aktor aktiv!”, ishte sugjerimi i tij.
Shërbime dhe infrastrukturë më e mirë për qytetarët, nënvizoi ai, është thelbi i këtij programi.
“Pak fonde mund të sjellin vërtet përmirësime në jetën e qytetarëve. Duam që këtë punë që nis tani ta bazojmë në sukseset e mëparshme. Bashkitë e vogla do të vendosen të parat dhe asnjë bashki nuk do të mbetet pas. Do të sigurohemi që çdo bashki të ketë qasje në program, do krijohet edhe një qendër njohurish”, bëri me dije ambasadori.
dikur ambasadoret benin ligjin, por te pakten o ishin meshkuj meshkuj o ishin femra femra,,ky palacua eshte si kullese makaronash, felliqesire