Deklarata e Blendi Klosit nuk ishte gafë politike, por sinjal i koduar për ndërkombëtarët, SPAK-un dhe nëntokën kriminale, në një kohë kur Edi Rama po negocion mënyrën e largimit dhe garancitë për të ardhmen e tij…
Deklarata e Blendi Klosit në podkastin me Nikollë Lesin, në kushte normale, do t’i kushtonte politikisht. Sepse askush në mazhorancë nuk është i autorizuar të flasë për të ardhmen politike të Edi Ramës, për sa kohë vetë Rama nuk është shprehur.
Në kushte normale, deklarata e Klosit, apo e çdo politikani tjetër të mazhorancës, do të duhej të ishte e përgjithshme, pa hyrë në komente të posaçme për mandatin e ardhshëm të kryeministrit.
Por duket se shpallja e qëndrimit të Edi Ramës edhe për një mandat tjetër, pas mandatit të katërt, ka pasur orientimin e saktë të “shefit të madh”.
Megjithatë, ajo që bie në sy është se logjika e kësaj deklarate nuk lidhet thjesht me betonizimin e Ramës në pushtet. Këtë ai mund ta bënte vetë, siç e ka zakon, në një rast tjetër dhe me më shumë solemnitet, për të krijuar efekt më të madh publik.
Gjasat janë që deklarata e Klosit të ketë pasur funksion tymues. Më shumë sesa për publikun, ajo duket si mesazh për adresat e duhura: europianët, veçanërisht Gjermaninë, Perëndimin në tërësi dhe, në këtë rrugë, edhe SPAK-un, që të ndalë ose të zbusë hetimet ndaj njerëzve të afërt të Ramës.
Mesazhi i drejtohet edhe pjesës së nëntokës kriminale, e cila ka nisur të kërkojë pika marrëveshjeje me politikanë të veçantë, si brenda mazhorancës, ashtu edhe brenda opozitës.
Pak kohë më parë, Flamur Noka pranoi publikisht se grupe kriminale kanë nisur t’i çojnë mesazhe opozitës për të gjetur pika takimi. Kjo ndodh sepse receptorët e nëntokës kriminale janë shumë të ndjeshëm. Ata i lexojnë shpejt lëvizjet politike, sidomos para zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Edi Ramës, sipas zërave që qarkullojnë në mjediset politike dhe diplomatike, i është kërkuar nga ndërkombëtarët të lirojë skenën politike, qoftë për rotacion, qoftë për rifreskim të brendshëm politik të partisë.
Por problemi është se, ashtu si në rastin e Sali Berishës më 2013 dhe më pas të Ilir Metës, amerikanët dhe europianët nuk pranojnë të bëjnë marrëveshje për paprekshmëri penale.
Pikërisht kjo frikë e madhe e shtyn Ramën të gabojë më rëndë, duke e mbajtur peng vendin dhe ndoshta duke kërkuar edhe një mandat presidencial pas vitit 2027.
Në të njëjtën linjë me deklaratën tymuese të Blendi Klosit, në mjediset diplomatike të Tiranës kanë qarkulluar zëra për një plan të mundshëm për ndryshimin e Kushtetutës, me synimin për rritjen e kompetencave të Presidentit të Republikës dhe më pas zgjedhjen e tij nga populli.
Një plan i tillë, nëse do të vihej në zbatim për të betonizuar pushtetin personal të Edi Ramës, do ta hidhte menjëherë në erë pozitën e tij politike dhe do të shkaktonte një uragan institucional.
Rama e di mirë këtë. Prandaj deri tani ka frenuar edhe përpjekjet për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal apo kompetencat e gjyqësorit.
Edhe deklarata e tij në Kongresin Botëror të Ligjit kishte një adresë të qartë: prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët e GJKKO-së. Kur tha se ai ishte garancia e vetme për të mos prekur pavarësinë e gjyqësorit dhe se nuk do të kishte asnjë hap për ta përkeqësuar situatën, Rama po dërgonte një mesazh të koduar.
Sipas të gjitha gjasave, Rama po negocion për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut. Kjo është një kërkesë që i është bërë në mënyrë specifike nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian. Por për këtë, kreu i mazhorancës kërkon garanci, të cilat deri tani askush nuk po ia jep.
Ndërkohë, duket se as deklaratën tymuese të Blendi Klosit nuk e kanë marrë seriozisht.
Dhe pikërisht ky injorim duket se e ka futur në ankth Edi Ramën./Pamfleti
Ende me pyetjet "pse Edi Rama kete, e perse ate...". Mediat e dije me se miri demet qe Rama dhe Berisha i kane bere dhe po i bejne Shqiperise. Media duhet ti godas pa mëshire keta hajdut antishqiptar qe po shkatërrojnë Shqiperine dhe qe i vunë pyka kudo qe arritjen shqiptarisë. Njeri eshte vllah i keq sot (sepse vërehet ishin te mire përderisa nuk u bene vegël e sllavomonholve-"grek"), kurse tjetri eshte dhenderr shkjau. Te dy jane ne gare per te shkatërruar Shqiperine.
Kjo mund të rishkruhet: "Rama do të jetë presidenti i parë i zgjedhur dhe i fuqizuar". Pas kësaj, ai mund ta bëjë Kryeministrin një "shishe" ose "një lodër".
Rama qe ne 2013 ka instalu ministrine hije Te qeverise per vjedhjet e pushteteve , dhe minister hije i kesaj hije ministri eshte Klosi , Ketu Jane punesu patronazhiste dhe japin llogari Te gjithe kryetarit e bashkive Te ps . Kjo ministry eshte e more financial se financohet nga bucheti dhe eurot e droges Te ps . Punon ne tri turne me personal trfishin e ministri e Te tjera . Po tha klosi se fiton mandarin e peste , kjo eshte e sigurte se ligature Jane be me KI duke nxjerr e dhe sa miljarde euro droge duhen per shantazhimin e populates dhe bleaker e votave , dhe Rama eshte dakordesu me Millard’s e eurove Te droges . Rama do garanci qe nga krimet dhe vjedhjet dhjetra miljarde euro qe ka be sipas dosjeve qe ka ne spak , Te mos burgosjet , brushes ai do vjedhje pushtetin sa Te jete gjalle , Kline e ka tek eurot e droges , prandaj mbolli 650 mije ha droge dhe u lush me bandat kriminale e kartelet e droges . As I plas Rames per preparing e Shqiperise e popullit , ai kindest vetem per veten e tij dhe klanin e tij Gazetari Gjerman I ka be skanerin Rames kur shkruan se Rama eshte km me I mire I Serbise pas Pashicit
Prisni se tani asht shtu dhe vemja e pa surrat e faqezi spiuni lepires Ferit Hoxha . Planet me kete legen dhe dashnoren e tij ambasadore ne BE jan te friksme te pista e koruptive