TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Gusht 2024, 16:26

Problemet në arsim, PD: Në 8 vite u mbyllën 295 shkolla 9-vjeçare!

Shkruar nga Pamfleti
Problemet në arsim, PD: Në 8 vite u mbyllën 295 shkolla
Lili Sula

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka ngritur shqetësime për gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Ajo paralajmëron se ky vit shkollor po nis me një thellim të braktisjes masive të arsimit, duke përmendur mbylljen e 295 shkollave 9-vjeçare gjatë periudhës 2013-2022, çka përbën 22% të institucioneve arsimore të detyruara në vend.

Sipas Sulës, këto të dhëna zyrtare të INSTAT-it, përforcojnë një tablo të zymtë të gjendjes arsimore në vend, që sipas saj përkeqësohet edhe më shumë kur merret parasysh mbyllja e institucioneve të arsimit parashkollor dhe të mesëm të lartë.

Për PD-në janë një sërë faktorësh që kanë kontribuar në këtë situatë, përfshirë emigrimin e lartë, pagat e ulëta të mësuesve, mungesën e infrastrukturës digjitale dhe financimin e pamjaftueshëm të sistemit arsimor.

Sula gjithashtu e vuri theksin te rënia e rezultateve të Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2022, ku nxënësit shqiptarë u renditën ndër më të dobëtit në botë për mendimin krijues.

Ajo krahasoi financimin aktual të arsimit me periudhën para viteve 1990, duke kritikuar “Rilindjen” për financimin e pamjaftueshëm dhe përkeqësimin e cilësisë së arsimit.

Lini një Përgjigje