
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë ironi me foton e Edi Ramës me djalin e George Soros. Këta të fundit si duket i kishin kaluar bashkë pushimet dhe Aleks Soros postoi një foto ku e cilësonte Ramën si vëlla.
Murrizi ka bërë ironi, duke publikuar një foto të Enver Hoxhës me Dushan Mugoshën, teksa heq një paralele me foton e Ramës me Aleksin. Murrizi, i cili është mjaft sensitiv ndaj ‘spiunëve’, e etiketon Hoxhën me pseudonimin që ka pasur, pra “Tarrasi”.
“Gjeni “ ndryshimin” në këto foto ku Tarrasi është me Dushanin dhe pasardhësi Edrrasi është me Alexianin.
Që të dy në krahët e DUSHMANIT të mallëngjyer argalisur dhe në ekstazë e delir nga kjo “shoqni”.
Gjuha e trupit shpreh qartë gëzimin e inferiorit kur del në foto me ndonjë cub ose të fortë të lagjes”, shkruan Murrizi në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje