
Rama vijon me deklaratat nga Praga, shfaqet krah kryeministres së Danimarkës dhe Presidentit të Finlandës...
Kryeministri Edi Rama vijon të përdorë kartën e ndikimit rus për të kërcënuar BE mbi anëtarësimin e Shqipërisë. Edhe pse tenton të tregojë se Tirana nuk joshet nga Moska, Rama i dërgon mesazh Brukselit se Putini po shtrin tentakulat në rajon dhe unioni duhet të shohë nga Ballkani.
Deklarata erdhën nga Praga, aty ku kryeministri po merr pjesë në Forumin e sigurisë GLOBSEC .
“Ne jemi evropianë dhe do jemi me BE deri ne fund, siç ishim deri ne fund me Stalinin, do jemi me BE edhe kur BE të zhduket e të ndërtohet një tjetër BE. Ne jemi besnikë. Asnjë aktor tjetër si Rusia të na ndryshoje mendjen. Nuk është e njëjta gjë në rajon. Rusia ka shumë influencë në rajon dhe para se të jetë shumë vonë, duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe, duke nisur nga plani i rritjes i cili është një histori e re, për vendet qe nuk janë anëtare të nisnin të integrohen në mënyra të tjera në të gjithë organizmin e Europës. Mund të ndodhë edhe më shpejt sepse problemi më i madh është të bindësh opinionin publik që ne po pranojmë shqiptaret dhe pse kjo nuk është e lehtë. Është e rëndësishme të krijohen kushtet që sidoqoftë pjesëtarë të Ballkanit Perëndimor të jenë të integruar më shumë në Europë e pa qenë anëtarë”, tha Rama.
Në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan, ai është pyetur se përse është e rëndësishme për Shqipërisë që të jetë një mbështetëse e palëkundshme për Ukrainën. Rama para se t'i përgjigjej, pyetjes u shpreh se ishte shumë ndërruar që është ulur pranë dy nordikëve pasi duhej dielli në një vend të ftohtë siç është Praga.
“Ne u ritëm në një vend ku Uashingtoni e Praga ishin njësoj, nuk mund të vinim. Na thoshin që imperializmi amerikan ishte i njëjti djall dhe duhet të mbeteshim me Stalinin. Nuk ka asnjë interes, nuk ka asnjë nevojë ta shohësh Rusinë si aletet tonin për aq kohë sa rusi, ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Europë që prej 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë, as nga autoritetet e larta në Moskë, apo autoritetet e larta të Moskës tek ne. Solidarizimi është me Ukrainën, në Evropë, në shekullin 21 në çdo mosmarrëveshje e të kuptuarit të fqinjësisë nuk zgjidhet duke çuar një ushtri. Dua të përmend historinë mjaft treguese të himnit rus. Kur Stalini i kërkoi autorit që e shkroi të shkruante diçka shumë motivuese sepse Bashkimi Sovjetik duhet të luftonte, autori e bëri. Kur Hrushovi erdhi në pushtet i kërkoi autorit të ndryshojë tekstin, edhe Jelcin i kërkoi të ndryshojë tekstin kur erdhi në pushtet se nuk ishte më BS, por ishte Rusia. Edhe kur Putin erdhi në pushtet kërkoi të ndryshojë tekstin, por muzika nuk ndryshoi kurrë në Rusi”, tha ai.
Rama gjatë forumit për sigurinë në Pragë është pyetur edhe në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët të cilët do të vijnë në Shqipëri. Rama u shpreh se fillimisht marrëveshja është firmosur sepse nuk i thuhet dot jo Italisë dhe më tej edhe Melonit, ai u shpreh se historia e ka treguar se Italia ka qenë pranë Shqipërisë në situata të vështira.
Lini një Përgjigje