TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Gusht 2024, 18:17

Pakti për emigrantët, justifikohet Rama: Më takon të jem i dobishëm për Shqipërinë dhe miqtë e mi

Shkruar nga Pamfleti

Pakti për emigrantët, justifikohet Rama: Më takon të jem i

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me paktin me Italinë për emigrantët.

Gjatë forumit “GLOBSEC 2024” i mbajtur në Pragë, Rama është justifikuar duke thënë se Shqipërisë i takon që të jetë e dobishme për miqtë, ndërsa komentoi edhe për debatet e krijuara të BE mbi këtë marrëveshje.

Rama u shpreh se debatet tregojnë se Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme kur vjen puna në përballimin e sfidave të emigracionit.

“Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë kërkoj diçka duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100%. Ne kemi shkuar në luftëra së bashku, ne erdhëm me ju dhe nuk e vumë në dyshim. Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj. Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Euorpës, Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojën askund”, tha kryeministri.

Lini një Përgjigje