TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Gusht 2024, 16:52

Të hënën rinis Kuvendi! Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para

Shkruar nga Pamfleti

Të hënën rinis Kuvendi! Sesioni i ri me probleme të vjetra,

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë punimet në 2 shtator. Pushimet për deputetët mbaruan dhe do nisin një sesion të ri jo fortë të qetë, me angazhim maksimal nga palët politike.

Të hënën është parashikuar të mbahet konferenca e kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punës.

Kjo mbledhje do të drejtohet nga Kryetarja e re e Parlamentit, Elisa Spiropali e cila ka marrë zyrtarisht detyrën. Gjatë fundjavës opozita pritet të vendosë për mbledhjen e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazmend Bardhi, ku deputetët do të marrin direktivat për sjellje e tyre gjatë sesionit të ri.

Ndërsa të hënën (1 shtator) pritet që Niko Peleshi të mbajë mbledhjen e parë me deputetët socialistë, si kryetari i grupit.

Çështja Xhaçka është një dosje e rëndësishme që ka mbetur “peng” i procedurës parlamentare prej më shumë se 2 vitesh. Për këtë të fundit angazhimi ka qenë i madh e do rikthehet edhe njëherë në nisje të sesionit, duke iu nënshtruar për të tretën herë votës së deputetëve që duhet të vendosin nëse do t’a çojnë apo jo për shqyrtim mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Nga mbledhja urgjente e Këshilli Legjislacionit, e zhvilluar me 27 gusht ku u diskutua mandati i Xhaçkës u dëshmua se shumica socialiste dhe opozita janë të prirur të dakortësohen.

Këshilli Legjislacionit vendosi që saga e mandatit të Olta Xhaçkës të vijojë në seancën e 12 shtatorit në parlament.

Lini një Përgjigje