TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Gusht 2024, 18:04

“Shqipëria në anën e paqes dhe të dialogut”, Rama nga Praga: Nuk shoh ndryshim të madh mes Shqipërisë dhe Unionit

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria në anën e paqes dhe të dialogut”,

Kryeministri ka folur edhe në lidhje me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, teksa deklaroi se nuk sheh ndonjë ndryshim të madh mes BE dhe Shqipërisë, veç hendekut ekonomik.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, ku po merr pjesë në pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë, në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC.

Në një bisedë me moderatorin Steve Celmons me temën, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, Rama u ndal te rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Rama foli dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe cili është qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me këtë çështje. Ai tha se Shqipëria mbështet paqen e dialogun, teksa deklaroi se nuk mund ta shikojmë të ardhmen me sytë nga e kaluara. Më tej, Rama u shpreh se shqiptarët e Shqipëria nuk kanë qenë kurrë më mirë se sot.

Kryeministri ka folur edhe në lidhje me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, teksa deklaroi se nuk sheh ndonjë ndryshim të madh mes BE dhe Shqipërisë, veç hendekut ekonomik. Ai gjithashtu theksoi se vendi ynë do të ishte një vlerë e shtuar e Unionit.

“Shqipëria është në anën e paqes, në anë të dialogut, të përparimit të përbashkët, bindja jonë e fortë është se ne nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Kur nis prej këtej shumë gjëra bëhen të qarta, shumë pengesa bëhen më pak problematike dhe mund të ndërmrren më shumë hapa. Ne kemi promovuar paqen, dialogun dhe bashkëpunimin me të gjithë. Vizita ime në Serbi ishte pikënisja e diçkaje në të cilën besoj shumë. Ballkani Perëndimor është në një pozitë shumë më të mirë. Më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh midis nesh dhe BE. Kur vjen fjala për ekonominë kemi një hendek të konsiderueshëm, por për pjesën tjetër nuk shoh ndonjë dallim të madh. Ne jemi europianë, kjo nuk vendoset në Bruksel. Duke parë perspektivën e të qenit anëtarë me të drejta të plota të BE, them se ne do të ishim një vlerë e shtuar”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha gjithashtu se Shqipëria është e angazhuar pa rezerva, teksa u ndal edhe te vendet e rajonit, në disa prej të cilave popullariteti i presidentit rus Vladimir Putin, është i madh.

“Për Shqipërinë është shumë e qartë: ne jemi pa asnjë rezervë, duke qenë se i bëjmë të gjitha pa rezerva. Nuk jemi eurokratë të mirë, nuk jemi europianë, por jemi shqiptarë. Pa rezervë duam të bëhemi anëtarë të BE, jemi harmonizuar me politikën e jashtme të BE, pa asnjë rezervë jemi në NATO dhe pa asnjë rezervë jemi kundër agresionit rus në BE. Është shumë e qartë, kudo të shkosh, se ku përkasim. Ndërkohë që nuk vlen kjo për të gjithë rajonin. Popullariteti i Putinit në Shqipëri është 1% apo më pak, ndërkohë që ka vende të tjera në rajon ku popullariteti i Putin është më i madh se i Biden apo Kamala Harris”, tha kryeministri.

Lini një Përgjigje