Ambasadorja e SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle, u prit në një takim nga Kryeministri Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit.
Guilfoyle ka udhëtuar nga Athina drejt Tiranës për të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane.
Kimberly Guilfoyle u takua me Ramën edhe në mars, ku vizita e diplomates, ngriti shumë dyshime.
Një tjetër takim me tyre ka ndodhur në Greqi teksa Rama mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit.
Sipas mediave greke, vizitat e ambasadores së SHBA në Greqi drejt Tiranës kanë pasur lidhje me një projekt që ka lidhje me gazin e lëngshëm.
Një FSRU (Floating Storage and Regasification Unit) është një terminal lundrues që përdoret për të importuar dhe përpunuar gazin e lëngshëm natyror (LNG). Ai zakonisht është një anije e pajisur me rezervuarë të mëdhenj ku ruhet gazi i lëngshëm që mbërrin me cisterna nga vendet prodhuese. Në këtë platformë gazi ruhet në temperatura shumë të ulëta dhe më pas përmes pajisjeve të posaçme kthehet sërish nga gjendja e lëngshme në gaz.
Pas këtij procesi, gazi dërgohet përmes tubacioneve drejt rrjetit energjetik të vendit ose të rajonit. Terminalet e tilla konsiderohen zgjidhje më të shpejta dhe më fleksibël se ndërtimi i terminaleve të përhershme në tokë dhe përdoren shpesh për të rritur sigurinë energjetike dhe për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.
Lini një Përgjigje