
Kreu demokrat Sali Berisha i bëri një paralajmërim të prerë Kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se do të ketë pasoja direkte, lidhur me presionet që po ushtron ndaj Gjykatës Kushtetuese në rastin e vendimit të GJKKO-së, për pezullimin e Belinda Ballukut nga pozicionet qeveritare.
Berisha theksoi se Edi Rama po ushtron një presion të jashtëzakonshëm, të padëgjuar kurrë më parë mbi Gjykatën Kushtetuese, metodat antiligjore dhe antikushtetuese që po përdoren për t’i diktuar kësaj gjykate vendimin e tij.
“Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje janë të papara ndonjëherë në historinë e këtij vendi.
Kërcënimet, paritja dhe metoda të tjera kriminale po përdoren nga mëngjesi gjer në darkë.
Pikërisht për shkak të tyre, Gjykata, në kundërshtim me çdo ligj dhe precedent, pranoi të shqyrtojë kërkesën dhe u dha edhe kohën e mjaftueshme për të ushtruar të gjitha format e presionit.
Qytetarë dhe qytetare, mbetet vetëm fjala dhe guximin juaj për të folur për veten, për çdo shqiptar, kudo që është dhe për mbarë Europën dhe botën.
Me këtë rast, paralajmëroj Edi Ramën se këto qëndrimet e tij dhe kjo përpjekje për të mbrojtur veten e tij përmes Gjykatës Kushtetuese, do kenë pasoja direkt mbi të.
Se populli shqiptar nuk do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë.
Mashtrimi i tij duke cituar ditë më parë në disa paragrafë Komisionin e Venecias, mori përgjigjen më të merituar nga ekspertë të shquar se ky Komision nuk ka asnjë paragraf në të cilin të shprehet se nuk mund të pezullohet ministri. Edi Rama është pa kurrfarë mbrojtje tani.
Protestat jemi duke i përgatitur dhe do fillojnë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje