TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2025, 12:58

Berisha akuza Ramës: Paqja Fiskale, strehë për milionat e drogës të bandave shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza Ramës: Paqja Fiskale, strehë për milionat e
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një deklaratë për mediat nga selia blu, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, për Paqen Fiskale, duke e cilësuar atë si një mekanizëm për pastrimin e parave të krimit.

Berisha tha se Paqja Fiskale sanksionon në mënyrë të hapur amnistimin e kapitaleve të paligjshme, që sipas tij përfshijnë paratë e drogës dhe aktivitetet kriminale të karteleve shqiptare, si dhe të ortakëve të tyre në Amerikën Latine.

“Edi Rama, zëdhënës kryesor në Europë i karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine, me të ashtuquajturën Paqe Fiskale, ka sanksionuar amnistinë për paratë e drogës, krimit, jo vetëm të karteleve të fuqishme shqiptare të kokainës dhe kanabisit, por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.
Një ligj, të cilin qeveria e SHBA, BE, por edhe vendet e tjera partnere, e kundërshtuan në mënyrën më të prerë para dy vitesh, Edi Rama e ka votuar në parim në parlament. Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro, shefi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, u bën karteleve shqiptare të drogës dhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine", tha Berisha.

Sipas Berishës, miratimi i këtij ligji përbën “aktin më të fortë të mbështetjes publike për kartelet e drogës”, ndërsa theksoi se Partia Demokratike dhe deputetët e saj në komisione kanë mbajtur vazhdimisht qëndrime të qarta kundër nismës.

berisha akuza rames paqja fiskale strehë për milionat e drogës

1 Komente

  1. K
    Keri Dhurata

    Nuk i ktheu përgjigje disa gazetarëve

    Lini një Përgjigje