TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Dhjetor 2025, 13:00

Protestat dhe analiza e 11 majit, Berisha mbledh drejtuesit politikë në qarqe

Shkruar nga Pamfleti

Protestat dhe analiza e 11 majit, Berisha mbledh drejtuesit politikë

Kreu demokrat Sali Berisha ka thirrur në një mbledhje drejtuesit politikë të PD-së në qarqe. Në këtë mbledhje gjithashtu do të jenë edhe Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm, dhe Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar, që para zgjedhjeve të 11 majit, u caktuan si koordinatorë kombëtarë të fushatës.

Mbledhja që do të mbahet në selinë e PD-së pritet të nisë në orën 14:00 dhe ajo vjen në një kohë kur Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht procesin e analizës së brendshme, por edhe në kohën kur po diskutohet zhvillimi i protestave kombëtare.

Mësohet se pikërisht këto dy çështje do të diskutohen në mbledhjen me dyer të mbyllura, ndërsa fillimisht do të jetë kreu demokrat Sali Berisha që do të përcjellë mesazhet e tij.

Gjithashtu mbledhja zhvillohet në një kohë, kur nga Ervin Salianji është inicuar një foltore me demokratët, që sipas tij, janë shpërfillur nga deputetët apo drejtuesit politikë. Salianji tha se kjo foltore synon bashkimin e energjive të demokratëve me synim rrëzimin e Edi Ramës.

Drejtuesit politikës sipas qarqeve janë si mëposhtë:

Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Dibër: Xhelal Mziu
Elbasan: Ervin Salianji
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu
 

berisha drejtues qarqesh analiza protesta

1 Komente

  1. A
    Angjelin Tuci

    Lidershipi i vjeter ka zhgenjyer dhe tradhetuar totalisht gjithe elektoratin demokrat nga 90 e deri tani.Eshte jo tjeshte konstatim por histori reale e ngulitur ne mendjen e shqiptareve dhe e pa ndryshueshme perjetesisht.Elektorati demokrat shqiprare i se djathtes reale demokrate europiane me lidership te ri , te paster dhe te pa perlyer me skandalet e tranzicionit eshte nje doemosdoshmeri per te bere ndryshimin e madh dhe te priteshem per shqiperine dhe shqiptaret.Çdo tentative djallezore per ti zgjatur jeten fajtoreve dhe mekatareve eshte e deshtuar !

    Lini një Përgjigje