
Presidenti Bajram Begaj dhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kanë vlerësuar kontributin e Fate Velaj, veccanërisht në fushën e diplomacisë publike, si një mjet efikas për forcimin e imazhit të vendit.

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, iu bashkua Konferencës së Ambasadorëve që u mbajt në Tiranë në datat 8-10 shtator, ndërsa u prit në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Në këto takime, theksi u vu në thellimin e diplomacisë parlamentare dhe asaj presidenciale me Austrinë, ku dëshmi për këtë janë vizita tejet e suksesshme e Presidentit Begaj në Vjenë në muajin mars, si dhe vizita e ardhshme e Kryetares së Parlamentit në nëntor.


Lini një Përgjigje