TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Nëntor 2024, 17:18

Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi: Të drejtën na e njeh Kushtetuta!

Shkruar nga Pamfleti

Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi: Të

Ka nisur me tensione protesta e opozitës në Tiranë. Pas përplasjes së deputetit Noka me policinë në “Rrugën e Elbasanit”, edhe te sheshi “Willson” ka pasur debat.

Policia u kërkoi protestuesve të zhbllokojnë qarkullimin, ndërsa Gazment Bardhi ka kundërshtuar. Bardhi debatoi me policët duke u thënë se ua njeh Kushtetuta të drejtën për tubim paqësor.

“Jemi në respekt të ligjit. Edhe ne po të respektojmë, ka një ligj të ndryshëm nga ky që them unë. E drejta kushtetuese e qytetarëve për të tubuar paqësisht garantohet nga Kushtetuta”, iu përgjigj Bardhi.

Lini një Përgjigje