
Delegacioni i Parlamentit shqiptar i ftuar në Mëngjesin e lutjeve nga Kongresi Amerikan, i cili prej 70 vitesh zhvillohet në Washington Hilton, zhvilloi takime edhe në Kongres, me kongresmenë dhe senatorë gjatë këtyre ditëve.
Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili tha në një intervistë se zyrtarët e DASH bënë thirrje për luftë kundër korrupsionit për të garantuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Mesazhi ishte i qartë edhe në takimin e zhvilluar në DASH me përfaqësues të PD dhe PS, që duhet të funksionojë normalisht parlamenti dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe ndershme. Parlamenti ka të gjitha autoritetin për të kontrolluar qeverinë”, tha Mediu në "Euronews".
Lini një Përgjigje