Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri përmes një postimi në Facebook, thotë se SPAK ka marrë në mbrojtje kryeministrin Edi Rama pas intervistës së ish ministrit Arben Ahmetaj.
Ai thekson se Ahmetaj foli për dosjen e nxehtë të inceneratorëve dhe i drejtoi prokurorët e SPAK tek kokat e aferës, Rama dhe Veliaj, duke argumentuar se ata janë përfituesit fundor.
'Kanë kaluar dy ditë nga dëshmia e ish numrit të qeverisë, Arben Ahmetaj, i cili çmontoi organizatën kriminale të Rilindjes dhe ende SPAK nuk është vënë në lëvizje.
Ahmetaj foli për dosjen e nxehtë të inceneratorëve dhe i drejtoi prokurorët e SPAK tek kokat e aferës, Rama dhe Veliaj, duke argumentuar se ata janë përfituesit fundor.
SPAK në vend që t'i merrte me urgjencë që të premten në pyetje lidhur me këto dëshmi tronditëse të zëvendësit të Edi Ramës, mesa duket ka vendosur t'u japë imunitet, siç ka bërë përgjatë këtyre viteve.SPAK i takon të shkojë edhe më larg, pasi për dëshmitë e Arben Ahmetajt i takon të kërkoj masë më të ashpër sigurie për Sali Berishën, për fajin e vetëm se Ahmetaj legjitimoi çdo akuzë dhe deklaratë të tij.', shkruan ai.
Lini një Përgjigje