TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2024, 12:53

Meta akuza Ramës: Në këto 11 vite vetëm gomerët janë shtuar, njerëzit kanë braktisur vendin

Shkruar nga Pamfleti

Meta akuza Ramës: Në këto 11 vite vetëm gomerët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka filluar të jetë aktiv në jetën politike javën e fundit.

Ditën e sotme përmes një reagimi në Facebook ai ka ironizuar qeverinë për rritjen ekonomike.

Me një foto nga Pusteci, Meta thotë se në këto 11 vite “vetëm gomerët janë shtuar, ndërsa njerëzit e mrekullueshëm kanë braktisur vendin”.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta pohon se çmimi i karburantit vijon të jetë i lartë, duke bërë që fermerët mos të përdorin traktorët.

'Në Pustec, atje ku falë “Rilindjes” vetëm gomerët janë shtuar këto 11 vite qeverisjeje dhe kjo për dy arsye:

Së pari për shkak të çmimit të naftës që vazhdon të jetë në “qiell” dhe i paleverdisshëm për të përdorur traktorët për punimin e tokës;


Së dyti sepse i vetmi investim i bërë nga “Rilindja”  prej gati 5 milionë euro për ujësjellësin, për shkak të korrupsionit, rezultoi në katastrofë për banorët e këtij komuniteti të mrekullueshëm, të cilët jo vetëm duhet të përdorin gomerët për të marrë ujë të pijshëm në burimet e dikurshme, por edhe për t’u larë u leverdis më shumë të përdorin ujin  e liqenit të Prespës.

Mjafton të ndiqni këtë emision investigativ ???? https://youtu.be/uV6aYUQHp6I?si=WRvzM7xPjYt1RgzB për të kuptuar edhe më mirë pse në këtë parajsë natyrore pakësohen njerëzit e mrekullueshëm dhe sidomos të rinjtë e fëmijët, pakësohen lopët dhe bagëtitë e imta por shtohen gomerët.

Partia e Lirisë do të bëjë çdo përpjekje për t’i dhënë fund lënies në harresë dhe injorimit të halleve të këtij komuniteti të mrekullueshëm, që jo vetëm vuan pasojat e braktisjes e korrupsionit por edhe i rrezikohet shëndeti nga kjo papërgjegjshmëri.

Me Partinë e Lirisë komuniteti maqedonas do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e merituar!', shkruan Meta.

meta gomerët

Lini një Përgjigje