TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2024, 14:30

PS “zhduku” opozitën nga Kuvendi, deputetët nesër në protestë para seancës plenare; Noka paralajmëron trazira

Shkruar nga Pamfleti

 

PS “zhduku” opozitën nga Kuvendi, deputetët nesër
Seana e 25 Janarit në Kuvend

Ditën e nesërme, e hënë 5 Janar, deputetët i rikthehen jetës parlamentare në një seancë të dedikuar shqetësimeve të qytetarëve që pritet t’i adresojnë për jo më shumë se 4 orë.

Bashkë me rikthimin e seancave parlamentare, do të rikthehet edhe aksioni i opozitës për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësimin e kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, edhe pse seancën e kaluar mosbindja nuk ishte aq e fuqishme siç kishte folur Sali Berisha.

19 deputetë të opozitës nuk do të ketë mundësi të jenë pjesë e seancës plenare ditën e nesëme pasi janë përjashtuar nga sekretariati i etikës, me kërkesë të mazhorancës.

Aksionin brenda sallës pritet të udhëheqë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi të cilit i ka përfunduar masa ndëshkimore prej 10 ditësh jashtë parlamentit.

Ndërkohë, jashtë sallës së seancës plenare, 30 minuta përpara fillimit të parlamentit, në orën 16:30 deputetët e përjashtuar do të protestojnë. Lajmi u komunikua të shtunën në mbledhjen e këshillit kombëtar të rithemelimit nga deputeti, Flamur Noka.

'Ne jemi të vendosur që të ecim në këtë rrugë dhe të mos lejojmë përmbushjen e këtij amaneti të etërve të tij.Nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar ne vendosëm që pas ditës së hënë, do të jemi në çdo cep të Shqipërisë, do jemi në çdo rrugë dhe çdo rrugicë të këtij vendi, për të frymëzuar qytetarët, për të ngritur demokratët dhe për t’u prirë atyre në betejën për demokraci.Sepse Edi Rama me burgosjen e Sali Berishës nuk kishte asnjë qëllim tjetër përveçse mbylljen e gojës dhe asgjësimin e PD.', ka deklaruar Noka.

Në seancën e kaluar, 25 Janar, opozita zëvendësoi flakadanët me zhurmues, duke hequr dorë nga përplasja me gardën dhe karriget pirg te foltorja.

Nga 19 deputetët e përjashtuar më i ndëshkuari, është Ervin Salianji me 20 ditë, ndërsa 18 të tjerët u përjashtuan me 10 ditë. Salianji e quajti ndëshkimin e 19 deputetëve të opozitës nga Sekretariati i Etikës akt turpi. Ai akuzoi Ramën se urren parlamentin, ndërsa kolegët socialistë si patronazhistë.

Në kërkesën e dorëzuar Sekretariatit të Etikës, PS thotë se përjashtimet u kërkuan sepse deputetët e opozitës vijojnë përsëritjen e akteve bllokuese. Deputeti Salianji kishte vendosur pajisje zhurmuese në sallë, që sipas socialistëve bllokoi punimet e Kuvendit, duke vijuar me këtë skenar pavarësisht thirrjes së kryeparlamentares Lindita Nikolla për të vijuar normalisht seancën.

Lista e deputetëve të përjashtuar:

PS “zhduku” opozitën nga Kuvendi, deputetët nesër

rithemelimi protestë kuvned

Lini një Përgjigje