
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, duke folur për zërat kritikë brenda partisë, ka deklaruar se Ervin Salianjin nuk është përjashtuar nga partia. Duke e cilësuar marrëdhënien me të si miqësore, deputeti theksoi se pavarësisht debateve të brendshme, prioriteti mbetet uniteti.
Ai kujtoi kohën kur një grup deputetësh, përfshirë edhe atë vetë, ishin kundër linjës së Sali Berishës, por justifikoi rikthimin pranë tij me argumentin se shkuan “atje ku është vota e popullit”, pasi grupi i tyre nuk kishte mbështetjen e nevojshme elektorale.
Korreshi theksoi se në këtë situatë ku ndodhet Partia Demokratike, është e rëndësishme të ketë bashkim dhe jo përplasje.
Pjesë nga intervista:
-Kritikët brenda jush, një ndër ta Sali Anji për shembull që nisi atë lëvizjen e tij me takime nëpër rrethe e të tjerë. Si e ke qasjen?
Saimir Korreshi: E para njëherë me Salianin kam qenë dhe jam shok, së pari. Kam një, të drejtën, kam pasur dhe kam një...
- Se po s'del kundër, i përzini ju apo?
Saimir Korreshi: Jo, absolutisht, nuk, nuk...
- Është përjashtuar Salianji.
Saimir Korreshi: Po s'e ka, s'është përjashtuar.
- Është vetëpërjashtuar, në thonjëza.
Saimir Korreshi: Po le të vijë, Sali Anji le të vijë, unë për mendimin tim...
- E ka dënuar vetë Berisha publikisht.
Saimir Korreshi: Këtu... Mirë pra, dakord. Unë po të them, unë me Ervin Salianin kam pasur një marrëdhënie shoqërore dhe miqësore. Në momentin në të cilin është PD-ja, ka nevojë që të jemi të gjithë bashkë në një llogore kundër Ramës. Saimir Korreshi: Edhe hajde të hapet procesi zgjedhor edhe secili të kandidojë kundër Berishës siç, edhe unë kam qenë nja tre vjet kundër Berishës, apo jo? Pra, kemi qenë një grup deputetësh. Të gjithë na thoshin, ndër të tjera, dakord, ishim ne ky grup i ri. Nuk eci. Pse? Sepse me votë dhe mbështetje s'kishim më shumë Berishën. Logjika. Dhe na thoshit të gjithë ju gazetarët...
-Po Berishën do votoni ju, apo Salianjin. Atë që ka më shumë vota.
Saimir Korreshi: Jo, dale, dale, dale. Dale, dale. Na na thoshit të gjithë ju gazetarët: "Po mirë, ç'bëni ju këtej? Shkoni atje ku është vota e popullit". Edhe ne vajtëm te vota e popullit, dakord? Tashi thotë, "Po ç'doni atje, po ikni këtej!". Po jo, kjo s'ndodh tani. Sepse o realisht duhet të jetë që zoti Berisha duhet të shikojë pjesën e vet, por përderisa ai thotë që, "Ore, ne në prill do kemi zgjedhje" dhe e ka thënë, por sot jemi në emergjencë. Ne jemi në emergjencë kombëtare, nuk jemi në emergjencë partiake.
Lini një Përgjigje