TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2026, 16:53

Kacafytja për licencat, qeveria ende pa datë për rihapjen e basteve; Petrit Malaj spërdridhet për aktet nënligjore

Shkruar nga Pamfleti
Kacafytja për licencat, qeveria ende pa datë për rihapjen e
Rama-Malaj, pazare me bastet

Edhe pse ligji për bastet online ka hyrë në fuqi që në prill 2024, qeveria ende nuk ka miratuar aktet nënligjore që mundësojnë dhënien e licencave. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se procesi është në vijim, por pa dhënë një afat konkret, ndërsa në prapaskenë raportohet për përplasje dhe interesa të forta për 10 licencat që parashikon ligji...

Qeveria vijon të mbajë peng rihapjen e basteve sportive. Edhe pse ligji i ri është miratuar që në shkurt të vitit 2024, nuk janë miratuar të gjitha aktet nënligjore që të mundësojnë rihapjen e plotë të lotove.

Ministri i Financave doli sot para gazetarëve për të folur mbi vendimet e qeverisë dhe u pyet nga gazetarët se përse po mbahet peng ky proces. Malaj nuk dha një datë se kur do të kemi hapjen e basteve, duke deklaruar se shumë shpejt, deklaratë që ka dy vite që e dëgjojmë. Megjithatë ai tha se sot është miratuar akti i parë. 

Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Kërkohet punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që të jetë sipas standardeve ndërkombëtare“, tha Malaj.

Më 1 prill 2024, hyri në fuqi ligji për lejimin e basteve online, sipas të cilit ministria e Financave duhej të kishte nxjerrë aktet nënligjore brenda korrikut 2024 dhe t’i paraqiste në qeveri.

Brenda muajit shtator 2024, aktet duhej t’i miratonte qeveria, ndërsa ministria e Financave, si dikaster përgjegjës, brenda muajit tetor të atij viti duhej të kishte përzgjedhur dhe pajisur 10 kompani me licenca për aktivitetin e basteve online. Por në prapaskenë po bëhet luftë e madhe për këto licenca, pasi janë futur në garë njerëz pranë kryeministrit, njerëz të botës së krimit etj.

Sipas të dhënave që ka siguruar “Pamfleti” nga Ministria e Financave, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit janë bërë mbi 30 aplikime për licenca bastesh online. Prej tyre, shumica janë nga kompani të kontrolluara nga klani dhe familjarët e Ramës, ndërsa pjesa tjetër janë kompani shqiptare dhe të huaja që pretendojnë të ushtrojnë aktivitetin në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Por sipas ligjit të miratuar nga vetë qeveria, mund të jepen vetëm 10 licenca dhe ato vetëm për kompani shqiptare me ortakëri shumicë të huaj, të cilat do të operojnë brenda territorit të Shqipërisë.

Ngërçi ka lindur pikërisht këtu, pasi klientët e Bablokut nuk i plotësojnë kriteret dhe sipas ligjit licencat duhet t’i marrin kompanitë e licencuara. Përballë këtij presioni, vetë Rama ka dhënë urdhër për të pezulluar procesin e dhënies së licencave, pasi nuk po vendos dot se cilin “të lërë jashtë”. Kufizimi te 10 licenca ka sjellë përplasje të forta mes vetë klientëve të qeverisë, teksa në valle janë futur edhe personazhe të botës së krimit. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje