Në seancën plenare të së enjtes në Kuvend priten ndryshime në përbërjen e disa Komisioneve Parlamentare. Lëvizjet lidhen me sistemimin e disa deputetëve pas ndryshimeve të fundit në qeveri.
Sipas informacioneve, ish-ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, pritet të emërohet anëtare e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Ndërkohë, Pirro Vëngu pritet të jetë pjesë e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, i njohur si Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Këto ndryshime vijnë pas riorganizimeve të fundit në kabinetin qeveritar. Elisa Spiropali u largua nga posti i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa në këtë detyrë u emërua Ferit Hoxha.
Nga ana tjetër, Pirro Vëngu u shkarkua nga posti i Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa vendin e tij e mori Ermal Nufi.
Vendimet për përbërjen e re të komisioneve pritet të miratohen gjatë seancës plenare të së enjtes në Kuvend.
Po del qe Enveri ishte me i sinqertë. Ai trajtonte armiqët si armiq. Rama me tipare djallëzie sllavogreke, armiqtë i nuk vret me plumbe, por i shkelë moralisht. I zhvesh nga njerzorja duke i shenderruar ne servil te peshtirë.