TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 18:10

“Përbuzësit e demokracisë, i vunë flakën Kuvendit”, Spiropali reagon për djegien e karrigeve: Mungesë respektit për qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

“Përbuzësit e demokracisë, i vunë flakën

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiroplai e ka quajtur mungesë respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit, djegien e karrigeve të Kuvendit nga ana e deputetëve të opozitës gjatë seancës së sotme plenare.

Në përgjigje të deklaratave të bëra jashtë Kuvendit nga ana e deputetëve të opozitës, Spiropali deklaroi se zjarrëvënësit e vërtetë të Kuvendit janë ata që me aktet ektreme të dhunë shëndërruan Parlamentin në një skenë krimi.

Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.  Keqardhje e thellë!”, shkruan Spiropali, në një postim në rrjetin social “Facebook”

Lini një Përgjigje