TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 17:45

“Burgosja e Salianjit, hakmarrje e Ramës dhe Xhafajt”, Sula pas tensioneve në Kuvend: Shqiptarët të ngrihen kundër regjimit!

Shkruar nga Pamfleti

“Burgosja e Salianjit, hakmarrje e Ramës dhe Xhafajt”, Sula pas

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në fjalën e tij pas përfundimit të seancës kaotike parlamentare, tha se dënimi i Ervin Salianjit ishte hakmarrje personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.

Sula theksoi se shqiptarët nuk do të bëhen palë me regjimin e ata do të protestojnë, duke kërkuar lirinë dhe demokracinë e shumëdëshiruar.

Ervin Salianji është i burgosur politik. Kanë bërë hakmarrje primitive e personale, duke nisur nga Rama e Xhafaj. Ndryshimi i Salianjit nga PS është se ato për zonjën Xhaçka nuk ekzekutuan vendimin, ndërsa Ervin Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, pavarësisht se vendimi është i një regjimi.

Një pjesë e sistemit të drejtësisë janë hanxhar në duart e qeverisë. Ne nuk do të tutemi. Ne nuk duhet të kemi frikë. Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot. Shqiptarët më 7 tetor, ora 18:00 në Tiranë t’i japim fund regjimit”, deklaroi Sula.

Lini një Përgjigje