TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2025, 16:38

PD nuk i ndahet Irena Gjokës, depoziton të hënën kallëzimin e ri në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

PD nuk i ndahet Irena Gjokës, depoziton të hënën

Partria Demokratike nuk i ndahet Irena Gjokës, gjyqtares së GJKKO-së, e cila caktoi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit dhe kreut demokrat, Sali Berisha, dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, në lidhje me dosjen që tashmë ka kaluar për gjykim të njohur si afera ‘Partizani’.

E ndërsa Gjoka sulmohet nga Berisha sa herë paraqitet në SPAK në respektim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, së fundmi njoftohet se ndaj saj do të depozitohet në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal shtesë.

Ky kallëzim penal, i ri, në serinë e kallëzimeve penale të depozituara në SPAK nga PD, do të depozitohet të hënën, 22 shtator, ka të bëjë me atë që demokratët e konsiderojnë si ‘falsifikim i kryer gjatë procesit të vetting’.

Kallëzimi në emër të PD-së do të mbajë firmën e Adriana Kalasë, e cila mban funksionin e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike.

“Do paraqitem në SPAK, ku do depozitoj kallëzimin penal shtesë, në ngarkim të Irenës me shumë mbiemra,  lidhur me falsifikimin që ka bërë gjatë procesit të vettingut dhe që "rastësisht", nuk është kapur nga komisionerët e emëruar aty nga Rama e shpura e tij.

Gjithashtu, Ju bëj me dije se ky kallëzim dhe kjo shkresë, do i përcillet Ambasadës së SHBA akredituar në Shqipëri si dhe Senatit e Kongresit Amerikan.

Deri në fund për rikthimin e shtetit ligjor të së drejtës”, njofton Kalaja.

Irena Gjoka është vendosur në qendër të akuzave nga PD e drejtuar nga Sali Berisha nga momenti që ajo firmosi masat e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-Kryeministrin dhe arrest me burg për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Në atë kohë, Irena Gjoka mbante funksionin e kryetares së GJKKO-së.  

2 Komente

  1. T
    Tatjana

    Po plakut mature sa mire ia di menderja per vete ndersa nuk foli nje fjale per kete popull kur filluan t’i benin padrejtesi SPAK e. GJKKO. Ketij individi nuk po i bejne asnje padrejtesi, e meriton si shume te tjere sera e tyre

    1. A
      Andi

      Meqe fajin e ka Saliu le te qendroje edhe Irena gjyqtare per kete popull....

      Lini një Përgjigje