TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2025, 11:03

Mbylli karrierën diplomatike, reagon Yuri Kim: Krenare që kam shërbyer për 29 vjet nën drjtimin e pesë Presidentëve

Shkruar nga Pamfleti

Mbylli karrierën diplomatike, reagon Yuri Kim: Krenare që kam

Ish-Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka mbyllur përfundimisht karrierën e saj diplomatike pas gati tre dekadash në shërbimin e jashtëm amerikan. Departamenti i Shtetit organizoi dje ceremoninë e lamtumirës, ku diplomatë, miq dhe familjarë i dhanë asaj nderimin e fundit për kontributin në diplomacinë amerikane.

Ndëkrohë sot ka ardhur dhe reagimi i Kim në "Instagram": “Me mirënjohje për mundësinë që të shërbej vendin tim si diplomate, do të dal zyrtarisht në pension nga Departamenti i Shtetit javën e ardhshme. Dje, familja ime, miqtë dhe unë e festuam së bashku këtë moment. Jam krenare që kam shërbyer për 29 vjet nën pesë Presidentë dhe dhjetë Sekretarë Shteti. E përfundoj këtë shërbim me zemrën plot shpresë për gjeneratën e ardhshme të nëpunësve publikë amerikanë. Zoti e bekoftë Amerikën”.

Yuri Kim është një nga diplomatët më të njohura për opinionin shqiptar, pasi shërbeu si Ambasadore e SHBA në Tiranë në një periudhë vendimtare për reformën në drejtësi dhe proceset demokratike në vend. Pas largimit nga Shqipëria, ajo u emërua zëvendës-ndihmës Sekretare e Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ku ndoqi nga afër zhvillimet në Ballkan dhe marrëdhëniet me Turqinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Lini një Përgjigje