TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2025, 18:17

Rama, hakmarrje primitive ndaj Veliajt; i heq edhe drejtimin e Shoqatës Kombëtare të Bashkive

Shkruar nga Pamfleti

Rama, hakmarrje primitive ndaj Veliajt; i heq edhe drejtimin e Shoqatës

Në një mbledhje të organizuar në mënyrë tinëzare në Kavajë, asambleja e Shoqatës zgjodhi kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, si kryetare të re.

Përplasja e brendshme në Partinë Socialiste ka hyrë në një fazë të re, brutale dhe të hapur. Të martën është planifikuar një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të hidhet për votim shkarkimi i Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Por duket se Edi Rama ka vendosur të mos presë as datën formale: një ditë më parë, i është marrë edhe drejtimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, një nga postet e fundit institucionalë që mbante Veliaj.

Në një mbledhje të organizuar në mënyrë tinëzare në Kavajë, asambleja e Shoqatës zgjodhi kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, si kryetare të re. Pa njoftim publik, pa një sqarim zyrtar për arsyet e largimit të Veliajt dhe, më kryesorja, pa një debat mbi legjitimitetin e këtij shkarkimi në mungesë të një vendimi gjyqësor apo të një largimi nga detyra.

Në vend të reflektimit institucional, kemi të bëjmë me një hakmarrje politike të pastër, të orkestruar me stilin e vjetër të eliminimit: e fillon nga pushteti simbolik, përpara se të firmosësh largimin zyrtar. E gjitha kjo, ndërkohë që Erion Veliaj nuk është shkarkuar ende nga funksioni i kryebashkiakut, as nga ndonjë vendim gjykate, as nga Këshilli Bashkiak.

Zëvendësimi i tij nga Emiriana Sako duket më shumë si një sinjal politik për t’i prerë të gjitha rrugët e rezistencës, për ta izoluar figurën e tij dhe për ta shtyrë drejt eliminimit të plotë. Vetë Sako, në një postim në Facebook, falënderoi kolegët për besimin, pa thënë asgjë ëpr aprardhësin.

Të martën pritet të përfundojë edhe akti i fundit i kësaj skeme: shkarkimi i Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje