Kryeministri Edi Rama vijon me propagandën e radhës.
Ditën e sotme, Rama ka publikuar pamjet e makinave të grumbulluara të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, ku shkruan se “i erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë”.
Rama shton se “sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh” ishin lënë për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë.
Sipas kryeministrit, vatrat e ndotjeje do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, duke shtuar që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.
“Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore”, shkruan Rama.
Ne jemi shumë të lumtur sa herë flet krieministri. Nuk ka rëndësi çfarë thot, mjafton që thotë diçka.