TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2025, 12:57

'Drejtësia' nga Manja te Lamallari, Rama batuta: Drejtimi i ministrisë ka mbetur në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

'Drejtësia' nga Manja te Lamallari, Rama batuta: Drejtimi i

Stafeta e drejtimit të Ministrisë së Drejtësisë kalon nga Ulsi Manja te Besfort Lamallari.

Gjatë prezantimit të ministrit të ri, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e ish ministrit Ulsi Manja, por nuk kurseu as batutat teksa tha se drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër për shkak se edhe Manja edhe Lamallari janë nga Dibra.

“Ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur rrugëtimin me studime brenda dhe jashtë vendit dhe më pas ka ngjitur shkallët një e nga një, me një angazhim dhe përkushtim shembullor në çdo detyrë që i është besuar. Uroj dhe besoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie dhe në ndërveprim me të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë, do t’ia dalë të çojë para një punë të nisur prej vitesh e të vazhduar nga Ulsi Manja. Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i ministrit të Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar.

Po ndaj me ju edhe një fakt të paditur për mua dhe që e mora vesh shumë vonë që gjithsesi drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër”, tha Rama.

 

 

Lini një Përgjigje