TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2025, 11:42

Besfort Lamallari prezantohet ministër i ri i Drejtësisë, Rama: Është shtylla kryesore për integrimin në BE!

Shkruar nga Pamfleti

Besfort Lamallari prezantohet ministër i ri i Drejtësisë, Rama:

Pas prezantimit të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, kryeministri Edi Rama ka prezantuar edhe ministrin e ri Besfort Lamallari në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Besfort Lamallari zëvendëson Ulsi Manjën. Rama vlerësoi figurën e tij duke u shpreh se ka treguar përkushtim në çdo detyrë që i është besuar.

“Uroj që në mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie, Besforti do t’ja dalë të cojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm Ulsi Manja. Në kushtet kur ne kemi marrë përsipër të një transforimim epokal, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se nuk duhet humbur nga vëmendja thelbi i misionit në raport me drejtësinë për të garantuar pavarësinë e sistemit gjyqësor.

“Jemi në që duhet ta garantojmë dhe ta konsolidojmë në këtë fazë, duke këmbëngulur për të mbajtur duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Ne nuk kemi hyrë në asnjë rast dhe për asnjë rast në përmbajtjen e një çështje që është marrë drejtësia dhe nuk duam ta bëjmë dhe nuk do ta bëjmë as sot dhe as nesër. Aq më tepër në rastet kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e vet”, tha Rama.

Lini një Përgjigje