
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut, Erion Veliaj lidhur me kërkesën për të qenë prezent në seancën e së martës, ku do të diskutohet shkarkimi i i tij.
Me anë të një postim në Facebook, Teliti shkruan se Veliaj duhet të jetë në sallë, pasi sipas tij meriton që të dëgjohet, para se të shkarkohet. Më tej, Teliti ngre pyetjen nëse do te lejohet Veliaj që të dalë nga paraburgimi dhe të flasë në Këshillin Bashkiak.
“Të martën është dita kur Veliaj pritet të shkarkohet nga detyra nga Këshilli Bashkiak. Ama para shkarkimit, ai ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit.
Opozita jo vetëm që nuk trembet nga ajo fjalë, por kërkon / insiston që Veliaj të jetë aty, ballë për ballë, për t’i thënë atij dhe treguar qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin dhe dëmet që ai i ka shkaktuar Tiranës në 10 vitet e fundit. Pyetja që sot bën Tirana – dhe gjithë Shqipëria – është e thjeshtë: A do e lejojë qeveria Veliajn të dalë nga burgu për të folur, apo do ta mbajnë mbyllur nga frika se mos i del boja edhe atyre bashkë me të?
Sepse kur ke ndërtuar një regjim mbi propagandë dhe teatër, një fjalë e vetme jashtë skenarit prish gjithë shfaqjen. Për shkarkimin e Veliaj duhej leja e qeverisë… po për fjalën e Veliaj, a do jepet ndonjë leje? E marta po vjen...”, shkruan Teliti.
Kujtojmë që ditën e djeshme Veliaj iu drejtua me një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit.
Lini një Përgjigje