TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2023, 18:14

PD-ja zyrtare reagon për herë të parë për Berishën: Drejtësia të veprojë mbi këdo qe ka abuzuar me pushtetin

Shkruar nga Pamfleti

PD-ja zyrtare reagon për herë të parë për

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë mbi procesin ndaj Sali Berishës. Ky i fundit u mor i pandehur për aferën me kompleksin “Partizani” dhe duket se kjo gjë mbështet nga PD-ja zyrtare.

Ka qenë zëdhënësja Mirela Karabina e cila ka inkurajuar drejtësinë të veprojë.

Qëndrimi është i qartë. Drejtësia të veproje mbi këdo qe ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit“, tha ajo.

Dje ishte vetë Basha nga Dibra foli se mbështet drejtësinë, duke reaguar indirekt për Berishën, por sot kemi reagimin zyrtar.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët”, shprehej Basha.

 

Lini një Përgjigje