
Deputeti opozitar Saimir Korreshi ka ironizuar Plarent Ndrencën, në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, pasi socialisti që është nënkryetar i këtij komisioni, ka kërkuar që hetimi të shtrihet deri në vitin 2009.
Korreshi nuk është dakord me propozimin e Ndrecës, teksa tha me ironi “hajd e zgjasim deri në kohën e Zogut”.
Demokrati u shpreh se nëse kërkesa i bëhet Kuvendit, do të kritikohen se punimet kanë dalë jashtë veprimtarisë së relacionit.
“Unë jam jurist s’mund të dalim jashtë objektit, ne kemi vajt në Kuvend me një objekt, i cili është miratuar, doni ta ndërpresim shkojmë tek Kuvendi tjetër edhe çojmë nga dy mijë, di unë që nga koha e Zogut, problematika është ca ka firmosur dhe votuar kuvendit nuk e vendosim ne jashtë objektit se nuk e ka ngritur ky komision objektin e ka punuar vendimi i kuvendit, janë 120 deputetë që kanë vendosur për objektin e veprimtarisë, po ta kishim vendos ne hajt se po e ndryshojmë , hajt e zgjasim e çojmë që nga koha e Zogut ju hapni 4 kontrata koncensionare, shikojmë ato që tha Vasili katering, por ama të gjithë jemi të bindur që jemi jashtë këtij objekti, nëse e bëjmë ti bëjmë kërkesë kuvendit, se vendosim ne se Kuvendi do na thotë keni dalë jashtë objektit të veprimtarisë dhe relacionit pastaj piji lëngun, mbaje për kaush për fara luledielli", tha Korreshi.
Lini një Përgjigje