TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2024, 11:42

Miratimi i ligjit për pronat publike, Basha: Rama po bën vjedhje me ligj!

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i ligjit për pronat publike, Basha: Rama po bën vjedhje me

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur lidhur me ligjin e miratuar ditën e djeshme në Kuvend, për shkëmbimin e pronave publike.

Basha tha se ligji është një skemë e qeverisë me mafien e pronave, një grup oligarkësh. Ai theksoi se është e njëjta skemë si me inceneratorin, vjedhje me ligj.

Basha tha se Rama nuk është në gjendje të formulojë asgjë që nuk është e korruptuar.

“Akt i rëndë i formalizuar dje në Kuvend për kalimin e pronave publike në funksion të një skeme të mirëkonsoliduar të qeverisë me mafian e pronave dhe investitorët strategjik, një grup oligarkës shqiptarë.
Është e njëjta skemë si inceneratorët. Është vjedhje me ligj.

Çfarë mbeti nga ligji për investimet i kalon kësaj skeme. Ndarja e pronave publike mes një grupi oligarkësh dhe zyrtarëve të korruptuar shqiptarë. Kjo maskohet me interesin publik por nuk ka asnjë lidhje me të. Departamenti Anti-korrupsion në PD e ka vendosur këtë çështje në listën e prioriteteve që do të ndjekë.
Miratimi i djeshëm, njëlloj si i Amnistisë, nxjerr zbuluar se Rama dhe qeveria nuk janë në gjendje të formulojnë asgjë që nuk është e korruptuar. Vijojnë edhe në muajt e fundit të mandatit të tjetërsojnë pasuritë publike”, tha ai në një deklaratë për shtyp.

lulzim basha

Lini një Përgjigje