
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur lidhur me situatën aktuate të Partisë Demokratike. Ai u shpreh se opozita ka fajet e veta pse është në këtë gjendje për 11 vitesh tashmë.
"Nuk e ka luksin kjo opozitë prej 11 vitesh, falë gabimeve të një grushti servilësh, nuk mund të jesh enciklopedik apo të bësh roveshatë, se do të thyesh kurrizin. Kastriot Islami ka qenë ministër i parë i Ramiz Alisë. Erdhi te ne, ca është kjo akrobaci.
Dy javë të fundit të fushatë u ngrehën me kollare dhe u bënë gati për pushtetin. Të gjithë donin vendet që kishin qenë në vitin 2013. Donin drejtor te Tatimet apo Lojërat e Fatit se thonin më takon. PD-ja nuk mund të dalë prej boshtin e saj, sepse do të çajë sadokart, do djegë motor dhe nuk ka mekanik që e ngjit", tha ai për Ora News.
Lini një Përgjigje