TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 21:33

Takimi në Athine, Dule: Rama po përdor emigrantët për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Athine, Dule: Rama po përdor emigrantët për

Kreu I PBDNJ, Vangjel Dule, ka folur sa i përket takimit të Ramës me emigrantët në Athinë. Dule deklaroi se Rama i përdori emigrantët për hallin e tij, pasi raportet me Greqinë i ka në pikën më të ulët, duke shtuar se i duhen për të bashkëpunuar.

Ai u shpreh se Rama po bën çmos për të rikuperuar marrëdhëniet me Mitsotakis. Dule theksoi se kur Rama i kishte relatat e mira me Greqinë nuk denjonte të thërriste emigrantët.

"Takimi nuk kishte të bënte me interesat e emigrantëve kjo vizitë dhe takim por vetëm më interesta e ngushta të Ramës. Rama me qendrimet që ka mbajtur kohët e fundit pasi kishte një relatë shumë të mirë me Mitsotakis me veprimet politike e ka humbur këtë relatë dhe po bën çmos për ta rikuperuar këtë marrëdhënie.

Ku qëndron roli me emigrantët, është tendenca e Ramës për ti instrumentalizuar ata, e donte këtë takim edhe si një demostrim force por edhe si një lloj joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël cilido kryeministër do të donte të realizonte një takim me emigracionin për të dëgjuar hallet e tyre dhe për të adresuar si duhet.

Dreka e Ramës me Mitsotakis, u kujtua për emigrantët dhe emigracionin gjatë asaj vizite. Kemi hapjen e ekspozitës së Ramës në Greqi nuk ftoi asnjë nga emigrantët më të realizuar. Kur i kishte relatat e mira me Greqinë nuk denjonte të thirrte emigrantët. Nuk ka mundësi që emigracioni në një tubim të tillë të mos shprehej me asnjë nga përfaqësuesit e vet," u shpreh Dule.

pbdnj ps

Lini një Përgjigje