TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2024, 10:25

Dosja "Xibraka", Bardhi sfidon Ramën: Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën e grupit të kokainës

Shkruar nga Pamfleti

Dosja "Xibraka", Bardhi sfidon Ramën: Na trego çfarë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për dosjen ‘Xibraka'.

Ai u denoncua dje për herë të dytë në SPAK nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama për dosjen 'Xibraka'. Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se kryeministri Rama duhet të japë llogari se pse vëllai i tij lëvizte me makinën e grupit të kokainës.

Bardhi thekson se sado të përdridhet, nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, të përdorur nga Olsi Rama.

"Vëllai i madh i Olsit, Edi Rama, është i lumtur për rihapjen e dosjes “Xibraka”, po aq sa ishte Erion Veliaj kur doli pas 8 orëve nga SPAK!

Përpjekja e tij e dëshpëruar për të diskretituar SPAK, duke e urdhëruar nga TV se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet ta trajtojë këtë çështje, është tregues i formimit të tij prej analfabeti ligjor që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.

Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj.

Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM.

Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama!", shkruan Gazment Bardhi në Facebook.

Në intervistën e bërë në Kotorr pas takimit me shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj, Rama tha se e lumturon rihapja e hetimeve për dosjen “Xibraka”.

Ai theksoi se tashmë është në dorën e drejtësisë që duhet të vërtetojë nëse vëllai i tij është trafikant kokaine, apo Bardhi ka gënjyer.

Po ashtu, kryeministri Rama nuk i kurseu fyerjet ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PD.

"Ky zotnia, çingia është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë dy aty në SPAK, është kjo është dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë. Unë jam i lumtur që gjeja tani është futur në rrugën e drejtësisë, e SPAK.

SPAK të na thotë o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia. Një nga të dyja, nuk mund të ketë dhe kështu dhe ashtu. O njëri, o tjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë", tha kryeministri Rama dje.

Lini një Përgjigje