
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i është kthyer normalitetit. Mazhoranca është kthyer në tryezën e diskutimeve ditën e sotme me opozitën dhe palët kanë rënë dakord për miratimin e planit hetimor, një plan i vetëm i dakordësuar.
“I kemi sheshuar të gjitha çështjet, problematikën që mendonim se ishte më parë. Në varësi të hapit numër 2 mund të ketë edhe kërkesa të tjera shtesë”, tha Vokshi. Kemi diskutuar mbi gjithë pikat e planit të hetimit, është dakordësuar në parim 6 nga 7 pikat e planit”, tha Plarent Ndreca.
Palët nuk bien dakord për afatet kohore të hetimit. PS kërkon shtrirjen e planit të hetimit për kontratën e shërbimit të sterilizimit prej vitit 2009.
Lini një Përgjigje