TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2024, 13:41

Flamur Noka, kandidatë për kryetar të degëve të PD, individë me precedentë penalë.

Shkruar nga Pamfleti
Flamur Noka, kandidatë për kryetar të degëve të PD,
Flamur Noka /

Shqipërisë nuk po i ndahen njerëzit e krimit...

Nga Kukësi në Korçë horrat dhe bandat ndjekin PD-në me ndihmën dhe bekimin e Flamurit.

Në Kukës si padashur, dhe si pa kuptuar, zgjidhet kryetar një person i akuzuar për vrasje.  

Askush në Rithemelim nuk verifikon pastërtinë e figurës së kandidatëve, edhe kur një kandidat është i papastër, e pastron Flamuri, dhe teksa kandidon, më pas, horri, gangsteri, i forti, fiton dhe drejton partinë pa vulë.

Nga verifikimet e bëra na rezulton se edhe në Korçë, në zgjedhjet për degën e Rithemelimit na kandidon një njeri problematik dhe me të shkuar të pasur personale dhe familjare, që lidhet me shkeljen e ligjit, me një kandidat dhe familjar të tij, që prokurorinë e kanë shtëpi të dytë, le të themi.

Në Korçë me vendim të Kryesisë së PDSH, Rithemelimit pra, kandidojnë për kreun e partisë, tre persona:

Dhimitër Çyfeku

Eleina Qirici

Harito Zoto

Harito Zoto një biznesmen, njeri i nderuar, me një formim të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe aktiv në jetën politike të PD Korçë, prej më shumë se një dekade.

Eleina Qirici, ish deputete e PD-së, në legjislaturën 2013-2017, pedagoge universiteti, një figurë e pastër akademike, ndër të rrallat pedagoge të pa përfolura për mit marrje.

Qershia mbi tortën e Rithemelimit është kandidimi i Dhimitër Çyfekut në Korçë.

Nëse google-on për këtë person lajmi i parë që të del është se ka qenë Drejtor i Hipotekës në Korçë dhe se në gusht 2021 pas një kontrolli në institucionin që ai ka drejtuar, KLSH gjen shkelje të tij të panumërta dhe e kallëzon së bashku me 4 drejtues të tjerë pasardhës të tij për shpërdorim detyre, që lidhet me tjetërsim pronash, mbivendosje, zhdukje e të tjera.

Kallëzimi i KLSH fle ende në prokurorinë e Korçës, nëse nuk e ka mbyllur Partia, sepse janë edhe 3 drejtorë të tij me të njëjtën akuzë.

Është kjo vëllazëria e çuditshme në Korçë pozitë-opozitë prej shumë vitesh.

Abuzimet e këtij Çyfekut janë të shumta në atë drejtori, mjafton të lexosh komentet që bëjnë njerëzit në portalet që kanë publikuar lajmin për kallëzimin e tij nga KLSh, në Prokurorinë e Korçës.

Flamur Noka, kandidatë për kryetar të degëve të PD,
Dhimitër Qyfeku

Dhe teksa vazhdojmë të Google-ojmë na del se Dhimitër Çyfekut, kur ka qenë drejtor i Konvikteve të universitetit të Korçës, një studente ka vrarë veten duke u hedhur nga dritarja e katit të 4-t të konviktit.

Në Korçë flitet se në atë periudhë konvikti i vajzave ka qenë ‘han pa porta’ dhe kryesisht në orët e vona të mbrëmjes hynin vizitorë të huaj.

Shkrimet që has ndokush në internet për këtë rast janë të dhimbshme. Çështje që është marrë prokuroria e Rrethit gjithashtu.

Këto nuk i pa, nuk i kontrolloi kryesia e PDSH Rithemelimi dhe as Flamur Noka, ish ministër i Brendshëm, teksa të gjitha këto fakte janë lehtësisht të verifikuara, madje edhe në televizionin dhe portalin e tyre.

Rithemelimi, KLSH-në e ka refren, karamele të fjalës së tij opozitare. Kur KLSH i kallëzon ish drejtuesit e saj, partia e Mulit mbyll sytë dhe bën "budalla moj krushkë", siç i thonë edhe nga Korça.

Dhe si për të mos u mjaftuar me këto, sërish nga lajme në internet vërtetojmë se djali i kandidatit të PD Rithemelim Dega Korçë, që cili na qenka edhe Kryetar i Komanduar i PD Dega Korçë, është i akuzuar për prodhim dhe tregtim kanabisi, si dhe për trafikim refugjatësh.

Djali i kandidatit sipas informacioneve është person i shpallur në kërkim dhe nuk ndodhet fare në Shqipëri, është zhdukur, teksa është edhe mbartës i shtetësisë greke.

Që Flamuri sillet kështu fajin e ka Saliu. Ka faj sepse është i izoluar dhe nuk kontrollon dot, ka faj se i ka lënë në dorë partinë një të paafti, pazarxhiu, por mjaftueshëm të zgjuari për të vjedhur.

Kur Flamur Noka ka vetë dosje në SPAK, për vjedhje dhe shpërdorim detyre, patjetër që do të bëhet aleat me këta që kanë dosje nëpër Prokuroritë e Rretheve, sepse hajduti mbështet hajdutin.

Nëse Flamuri skualifikon Taqkën e Korçës, skualifikon veten.

Opozita ku shqiptarët kanë varur shpresën e ndryshimit nuk mund të drejtohet nga Muli dhe nga të tjerë alga të moçalit të Bashës dhe Babaleve dikur dhe sot rithemelimit kaotik të Berishës në arrest.

Ka mbetur vetëm një zgjidhje, plumbi i fundit që njerëzit e thjeshtë mund t'i japin hajdutëve në krye, duke mos votuar kurrë të korruptuar dhe të inkriminuar që mbështeten nga Muli i Rithemelimit, nga Babalja i shkatërrimit, apo nga kushdo i këtij lloji, në çdo parti.

Vetëm populli me mençuri mund ta thajë moçalin politik.

Mos prisni nga SPAK të dënojë pa vonesa Mulin për batërdinë në Ministrinë e Brendshme. Mos prisni nga Apeli të dënojë pa vonesë Babalen për mashtrimin dhe historitë e stisura bajate për protagonizëm. Mos prisni që Beqja të hyjë në burg një orë e më parë. Mos prisni nga të tjerët, dënimin jepeni ju duke i nxjerrë nga politika. Mos i zgjidhni!/Pamfleti Korçë

 

Flamur Noka, kandidatë për kryetar të degëve të PD,

Flamur Noka, kandidatë për kryetar të degëve të PD,

Flamur Noka, kandidatë për kryetar të degëve të PD,

flamur noka

Lini një Përgjigje