TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2024, 20:54

Pas përplasjeve në distancë me Bashën, Bardhi lajmëron mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Pas përplasjeve në distancë me Bashën, Bardhi lajmëron

Gazment Bardhi do të mbledhë nesër Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 12:00, në sallën e grupit parlamentar në Kryesi.

Kujtojmë që sot pati edhe një përplasje në distancë mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës.

Bardhi komentoi konferencën e kreut të PD, duke thënë se po jep leksione boshe, teksa u shpreh se Basha ka 12 vite që partinë e mban në opozitë.

Nga ana tjetër, Basha u përgjigj duke i thënë se nuk pranon të bëhet pjesë e një konflikti në PD, që do ta donte vetëm Edi Rama.

 

Lini një Përgjigje