
Lulzim Basha ka sulmuar deputetë që e lanë në baltë dhe i shkuan pas Sali Berishës. Pas disa vitesh heshtje, Basha doli në një konferencë shtypi dhe u shpreh se Berishën e morën në qafë ata që i shkojnë pas, pasi rrinë vetëm për interes. Pra duket sikur ai e justifikoi deri diku Berishën.
“E kam dëgjuar këtë tezë, qarkullon nga një i tretë, pasi nuk njeh PD dhe kryetarin heq shenjën e barazimit. Z.Berisha ka zgjedhur rrugën e tij, ia kam thënë qenë e gabuar për të familjen e tij dhe demokratët. Faji nuk ka qenë i tij se sytë iu errësuan pas vendimit. Fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur shkuan te Berisha se iu digjte barku për të. Por janë njerëzit që e kanë anatemuar për vite me radhë, por kanë shkuar atje për veten e tyre.
Besonin se ai stan kishte bulmet më të mirë. Këto janë vendime që i paguajnë edhe sot demokratët. Duhej zgjidhja mes mirënjohjes dhe nevojës për të lëvizur përpara për të shpëtuar shtëpinë e demokratëve. Po të mendoja për veten sot nuk do kishte PD do ishte e gjitha e tretur. Kujtdo që bën llogari personale i kujtoj fatin e këtyre, dhe sot janë shndërruar në fatin e bixhozxhiut. Rama kërkon të mbajë opinionin në retorikën e papranueshme”, u shpreh Basha.
Ai ka theksuar gjithashtu se sot ata që i “fërkojnë krahët” Sali Berishës e kanë anatemuar dikur, por i janë afruar vetëm për interesa personale.
“Të gjithë këta që sot i janë afruar, dikur e kanë anatemuar, edhe kur ai ishte kryeministër. Të jeni të sigurtë që të gjithë ata janë afruar aty jo se ju vjen keq për Sali berishës, as për demokratët, janë aty për interesa personale. Unë kam punuar shumë gjatë për Sali Berishën, madje kam qenë aty edhe kur atë e tallnin, për t’i ruajtur imazhin, për 10 vite unë kam qenë peng i mirëenjohjes ndaj Sali Berishës, por në fund fare do të duhej të merrja një vendim”, tha Lulzim Basha.
Lini një Përgjigje