TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2024, 17:33

“Ne e bëmë të qartë qëndrimin tonë”, Basha sqaron përse nuk shkoi në Kuvend për të votuar heqjen e imunitetit për Berishën!

Shkruar nga Pamfleti

“Ne e bëmë të qartë qëndrimin tonë”,

Kryetari i PD, Lulzim Basha në konferencën për shtyp i është përgjigjur pyetjes për mungesën në seancën plenare ku u votua heqja e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK.

Ai deklaroi se mungoi atë ditë, për shkaka të situatës në të cilën ndodhej Kuvendi dhe kaosit të krijuar nga Rithemelimi.

Më tej ai shtoi se qëndrimi i PD u bë i qartë nga Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e këshillit të mandateve ku dhe doli me një raport përmes të cilin rekomandonte heqjen e imunitetit për Berishën.

Vendimi i PD-së është i qartë ne prej fillimit kemi thënë se për këdo që kërkohet heqja e imunitetit do të votojmë. Alibeaj bëri të qartë vendimin e PD në mbledhjen e komisionit të mandateve. Ne do ishim në parlament por ka kohë që parlamenti nuk funksionon si i tillë. Në atë ditë parlamenti ka qenë në gjendjen e vetë më të rënduar.

Kishim një grup njerëzish që krijuan tym dhe nga ana tjetër ujkun që e përdorte këtë tym. Po ju kujtoj edhe njëherë iniciativën tonë për heqjen e imunitetit”, tha Basha.

basha pd

Lini një Përgjigje